GOLGOTA FLUTURASH-Moikom Zeqo
GOLGOTA FLUTURASH-Moikom Zeqo
***
Unë ngre ngrehina
Me eshtra zogjsh.
Ah, frymëzimi
Pa mëgojca!
Ç’është kjo dritë,
Që më dënon
Me sterilitet të bardhë?
***
Prek trupin tënd e dashur
Dhe them:
– Je ti, je ti,
Po më kërkon
Në të tërë mijëvjecarët!
Një barbari e cuditshme
Është zgjuar dhe po lëviz!
