Mëmëdhe-Rose Ausländer-Përkthyer nga Hans-Joachim Lanksch
Mëmëdhe-Rose Ausländer Vatani më vdiq dhe e varrosën në zjarr Po jetoj në mëmëdheun tim në fjalë Përktheu: Hans-Joachim Lanksch Keep Reading
Mëmëdhe-Rose Ausländer Vatani më vdiq dhe e varrosën në zjarr Po jetoj në mëmëdheun tim në fjalë Përktheu: Hans-Joachim Lanksch Keep Reading
Në skajin e kohës- Rose Ausländer Kur do të marrë fund lufta në skajin e kohës Do të dalim prapë në shëtitore guacash të pajtuar njeriu me njerinë Ka për të qenë bukur nëse do të jetë në skajin e kohës… Përktheu: Hans-Joachim Lanksch Keep Reading
ZOG GJËMË-Hilde Domin Zogu pa kambë âsht gjëmë e s’ka as rremb as dorë as çerdhe. Zogu që fluturon deri në mahisje në ngushtësi zogu që tretet në gjanësi zogu që mbytet në det. Zogu që âsht zog që âsht gur e bërtet. Zogu memec që s’e ndëgjon askush. Përktheu nga… Keep Reading
Dhuratat e erës-Hilde Domin Ajri – arkipelag ujdhesash kundërmuese. Shtëllunga lulesh blini e sanës diellore t’ambla t’afërta qëndrojnë e më presin sikur të më mbështillnin shami, prej kohësh nga strehë e butë endë nga e ama. Unë jam posi në andërr e memzi s’u zë besë dhuratave të erës. Më kapin re butësie… Keep Reading
Kyçi- Rose Ausländer Dhoma ime ka shumë dyer Secila çon në tjetër dhomë me shumë dyer pa fjalë po shkoj derë me derë dhomë më dhomë e dëgjoj heshtjen time dëgjoj zëra të huaj jehona fjalësh përmbas një dere të kyçur Ku është kyçi ku fjala kyçe. Përktheu:… Keep Reading
Askush-Rose Ausländer Mbreti Askushaj jam Askushinë time e mbaj në xhep Me pasaportë jo vendëse udhëtoj nga deti në det O ujë me sy të kaltër me sy të zez e pa ngjyrë Pseudonimi im Askushaj është legjitim Askujt nuk ia ha mendja se unë jam mbret dhe e mbaj… Keep Reading
Të huajt-Rose Ausländer Anija jonë pa flamur nuk i përket asnjë vendi e s’mbërrin gjëkundi Qytetarë ujërash ne lundrojmë drejt ditës drejt natës dhenë e vegojmë në lëpeth fata-morganën tonë dhé valësh Ngahera shohim ëndrra një anije lëviz në drejtim të kundërt e zgjohemi fillikat vetëm me erë Përktheu:… Keep Reading
MESDITË ISHULLI-Hilde Domin Na jemi të huej ishull me ishull. Por në mesditë kur deti na ngrihet deri në shtrat dhe e kaluemja na kullon nëpër thembnat si rava e ujit mbas kallumës dhe bari i vdekun bregdeti shndrrohet në lisa s’na mban mâ rrjeta e kujtimeve dhe na shkasim jashtë e rrugët e… Keep Reading
VOZITJE E PABESË – Hilde Domin Ama andrra âsht barkë për bregun e kotë. Hyp mbrenda anës urës vezulluese të së djeshmes. Je i ftuem me u vozitë mbi re të trandafilta nën re të trandafilta tamam posi re. Ja, nji fllad dhe ti je aq i lehtë e barka âsht pa timon… Keep Reading
ME HIJEN TIME-HILDE DOMIN Po eci me hijen time, përcjellë vetëm nga hija, vetëm me tê nëpër lugina pa bar. Unë gjithnji ma e zbehtë ajo gjithnji mâ e gjatë. Më çon ajo unë udhëhiqem. Mështeknat e zhveshuna buzë rrugës gishtna të bardhemë e të lëmuem cakun e dinë mâ mirë se… Keep Reading