Dhuratat e erës-Hilde Domin
Ajri – arkipelag
ujdhesash kundërmuese.
Shtëllunga lulesh blini e sanës diellore
t’ambla t’afërta
qëndrojnë e më presin
sikur të më mbështillnin shami,
prej kohësh
nga strehë e butë
endë nga e ama.
Unë jam posi në andërr
e memzi s’u zë besë
dhuratave të erës.
Më kapin
re butësie
dhe lumtunia ma ngul
dhambin e vet picrrak
mu në zemër.
Përktheu nga originali: Hans-Joachim Lanksch
ZOG GJËMË-Hilde Domin, përkthyer nga Hans-Joachim Lanksch
ZOG GJËMË-Hilde Domin Zogu pa kambë âsht gjëmë e s’ka as rremb as dorë as