ZOG GJËMË-Hilde Domin
Zogu pa kambë âsht gjëmë
e s’ka as rremb as dorë as çerdhe.
Zogu që fluturon deri në mahisje
në ngushtësi
zogu që tretet
në gjanësi
zogu që mbytet
në det.
Zogu
që âsht zog
që âsht gur
e bërtet.
Zogu memec
që s’e ndëgjon askush.
Përktheu nga originali: Hans-Joachim Lanksch
DHURATAT E ERËS-Hilde Domin-Përkthyer nga Hans-Joachim Lanksch
Dhuratat e erës-Hilde Domin Ajri – arkipelag ujdhesash kundërmuese. Shtëllunga lulesh blini e sanës diellore