Këngë për fundin e botës-Czeslaw Milosz
Në ditën kur bota të marrë fund
Një bletë sillet rrotull një tërfili,
Një peshkatar ndreq një rrjetë që vezullon.
Delfinët e lumtur kërcejnë në det,
Pranë ullukut luajnë harabelat e vegjël
Dhe gjarpri ka lëkurë të artë, ashtu siç duhet ta ketë gjithmonë.
Gratë ecin përmes fushave nën çadrat e tyre,
Një të dehur e zë gjumi në buzë të lëndinës, Shitësit e perimeve thërrasin rrugëve
Dhe një anije me vela të verdha i afrohet ishullit,
Zëri i një violine varet në ajër
Dhe tretet në natën me yje.
Dhe ata që prisnin rrufe e bubullima
Mbeten të zhgënjyer.
Dhe ata që prisnin shenja dhe boritë e kryeëngjëjve
Nuk besojnë se po ndodh tani.
Për sa kohë dielli dhe hëna janë lart,
Për sa kohë brumbulli ndalet te një trëndafil,
Për sa kohë lindin foshnja me faqe të kuqe,
Askush nuk beson se po ndodh tani.
Vetëm një plak me flokë të thinjur, i cili do të donte të ishte profet
Por nuk është, sepse është tepër i zënë,
Përsërit teksa lidh domatet:
Nuk do t’i vijë më fundi botës.
Nuk do t’i vijë më fundi botës.
Varshavë, 1944
Përktheu: Arlinda Guma
Magjepsje-Czeslaw Milosz
Magjepsje-Czeslaw Milosz Arsyeja njerëzore është e bukur dhe e pamposhtur.As hekurat, as telat me gjemba, as