Variacion mbi fjalën gjumë- Margaret Atwood

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Variacion mbi fjalën gjumë- Margaret Atwood

Do të doja të të vështroja teksa fle,
gjë që ndoshta s’ka për të ndodhur kurrë.
Do të doja të të vështroja, duke fjetur.
Do të doja të flija me ty,
të hyja në gjumin tënd
teksa dallga e tij e butë dhe e errët më rrëshqet mbi kokë

dhe të ecja me ty përmes atij pylli të shndritshëm e të valëzuar gjethesh të blerta në të kaltër
me diellin e tij të ujshëm dhe të tri hënat
drejt shpellës ku duhet të zbresësh,
përballë frikës tënde më të madhe

Do të doja të të jepja degën e argjendtë, lulen e vogël të bardhë,
fjalën e vetme që do të të mbrojë
nga pikëllimi në qendër të ëndrrës tënde, nga pikëllimi në qendër do të doja të të ndiqja
sërish atje lart shkallëve të gjata
dhe të bëhesha barka që do të të kthente mbrapsht
duke vozitur me kujdes,
një flakë në dy pëllëmbët e bashkuara
atje ku trupi yt prehet pranë meje,
dhe teksa ti hyn në të po aq lehtë sa një frymëmarrje

Do të doja të isha ajri
që banon brenda teje vetëm për një çast.
Do të doja të isha kaq e pavënë re
dhe kaq e domosdoshme.

Përktheu: Arlinda Guma

Piktura: Salvador Dali

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top