Poezia e natës–Margaret Atwood
Nuk ka pse të kesh frikë nga asgjë,
është thjesht era
që kthehet nga lindja,
është thjesht ati yt; gjëmimi,
nëna jote-pikëshiu.
Këtu, në këtë vend të bërë prej uji
me hënën e tij bezhë, të lagësht si kërpudhë, me cungjet e mbytura dhe zogjtë e gjatë që notojnë,
ku myshku rritet në çdo cep të pemëve
dhe ku hija jote nuk është hija jote por pasqyrimi yt,
prindërit e tu të vërtetë zhduken
kur perdja mbulon derën tënde.
Ne jemi ata të tjerët,
ata prej fundthit të liqenit
që qëndrojnë heshturazi përbri krevatit tënd me kokat tona prej errësire.
Kemi ardhur të të mbulojmë
me lesh të kuq,
me lotët dhe me pëshpëritjet tona të largëta.
Ti tundesh në krahët e shiut,
në arkën e ftohtë të gjumit tënd,
ndërsa ne presim;
nëna dhe ati yt i natës,
me duart tona të akullta dhe dritën e shuar, të vetëdijshëm se jemi vetëm hijet e dridhura që hedh një qiri,
në këtë jehonë
që ti do ta dëgjosh pas njëzet vjetësh.Përktheu: Arlinda Guma
Mëngjes në shtëpinë e djegur-Margaret Atwood
Mëngjes në shtëpinë e djegur-Margaret Atwood Po ha mëngjes në shtëpinë e djegur. Ju e kuptoni: