Atit tim-Sueton Zhugri
Lulet sikur prisnin diçka për të çelur,
si ato furrënaltat që gojëhapura
presin hekur në heshtje
për të kalitur çelikun,
si vija ndarëse midis dëborës dhe buzëqeshjes,
gonxhet mbanin sytë mbuluar
dhe sikur thoshin:
do t’i hapim në qershor,
duhet pritur edhe pak.
Ende kohë s’ka ardhur
kohë, kohë, kohë…
për të lindur
dhe për të vdekur
Qershor 2020

Lajthi atomike-Sueton Zhugri
Lajthi atomike-Sueton Zhugri Ata që ndërtojnë një bombë bërthamore,netët pa fund në format e projektimit, orë
Ke një poezi shumë shpirtërore, të bukur. Tingëllojnë ngjyrat, luhaten peizazhet e largëta, si të para pas xhamit kur bie shi. Dhe kënga më e bukur është dashuria.
Falemnderit shumë