Dashuri e Pafund-Rabindranath Tagore

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Dashuri e Pafund-Rabindranath Tagore

Më duket se të kam dashur në forma të panumërta, në kohëra të panumërta…
Në jetë pas jete, në epokë pas epoke, përjetësisht.
Zemra ime e magjepsur ka krijuar dhe rikrijuar vargje këngësh,
Që ti i merr si dhuratë dhe i mban rreth qafës në shumë-format e tua,
Jetë pas jete, epokë pas epoke, përjetësisht.

Sa herë që dëgjoj kronika të vjetra dashurie, është dhimbja e lashtë,
Rrëfimet e hershme të të qenit larg ose bashkë.
Teksa vështroj pa fund në të shkuarën, në fund ti shfaqesh,
E veshur me dritën e një ylli polar, që çan errësirën e kohës.
Bëhesh një imazh i asaj që kujtohet përjetësisht.

Ti dhe unë kemi lundruar në rrjedhën që buron nga vetë burimi,
Në zemrën e kohës, është dashuria e njërit për tjetrin.
Kemi luajtur krah për krah miliona dashnorësh,
Kemi ndarë të njëjtën ëmbëlsi të turpshme takimesh, lotët e dhimbshëm të ndarjes,
Dashuri e vjetër, por në forma që përtërihen pafund.

Sot ajo është grumbulluar te këmbët e tua, ka gjetur fundin e saj tek ti.
Dashuria e të gjitha ditëve të njeriut, e së kaluarës dhe e përjetshmes.
Gëzim universal, dhimbje universale, jetë universale.
Kujtimet e të gjitha dashurive bashkohen me këtë dashurinë tonë,
Dhe këngët e çdo poeti, të së kaluarës dhe së përjetshmes.

Përktheu: Meli Ajazi

Piktura: Marc Chagall

 


Rabindranath Thakur FRAS, i njohur edhe me pseudonimin e tij Bhanusimha, ishte një polimat bengali i periudhës së Rilindjes së Bengalit.
Në vitin 1913, Tagore u bë aziatiku i parë që fitoi një Çmimin Nobel në çdo kategori, dhe gjithashtu tekstshkruesi i parë jo-evropian që fitoi Çmimin Nobel në Letërsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Inventari-Dorothy Parker

Inventari-Dorothy Parker Katër janë gjërat që mirë bëj t’i njoh:Përtacinë, pikëllimin, mikun
Go to Top