Uji–Wislawa Szymborska

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Uji–Wislawa Szymborska

Një pikëz ujë ra mbi dorën time,
nga Gangu dhe Nili,
nga bryma që u ngjit në qiell,
nga mustaqet e një foke,
nga shtambat e thyera në qytetet Ys dhe Tir.
Mbi gishtin tim tregues
Deti Kaspik nuk është i izoluar,
dhe Paqësori është degë modeste e Rudavës,
e njëjta rrëke që lundronte në një re të vogël mbi Paris në vitin shtatëqind e gjashtëdhjetë e katër më shtatë maj në orën 3:00 të mëngjesit.
Nuk ka mjaftueshëm gojë për t’i shqiptuar të gjithë emrat e tu, O ujë.
Do më duhej të të emërtoja në çdo gjuhë, duke i shqiptuar të gjitha zanoret njëherësh
e ndërkohë të heshtja – për hir të liqenit
që ende mbetet pa emër.
Dikush po mbytej, dikush që po vdiste po të thërriste.
Shumë kohë më parë, dje.
Ti shpëtove shtëpi nga zjarri, ti ke rrëmbyer ndërtesa dhe pemë, pyje dhe qytete pa dallim.
Ti ke qenë në kupat e pagëzimit dhe në banjat e kurtizaneve,
në arkivole dhe puthje.
Duke brejtur gurë, duke ushqyer ylberë.
Në djersën dhe në vesën e piramidave dhe jargavanëve.
Sa e lehtë është përbërja e pikës së shiut. Sa butë më prek bota.
Kurdo, kudo, çfarëdo që të ketë ndodhur.

Përktheu: Arlinda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Inventari-Dorothy Parker

Inventari-Dorothy Parker Katër janë gjërat që mirë bëj t’i njoh:Përtacinë, pikëllimin, mikun

Përgjigjia-Robinson Jeffers

Përgjigjia-Robinson Jeffers Pra cila është përgjigjia? Mos të zhgënjehesh prej ëndrrave.Të dish
Go to Top