Dashuria – Susan Jarvis Bryant

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Dashuria – Susan Jarvis Bryant

Nuk është një duzinë me trëndafila serash pa aromë.
Nuk është një kuti me çokollata klishesh të ëmbla.
Nuk është ajo puthje përvëluese që epshi imponon
Për ta çuar në rrugë të gabuar mishin e ndezur e në ethe.
Nuk është një darkë afrodiziake
Apo psherëtimat në dehjet marramendëse të një shampanje të zgjedhur.
Nuk është një premtim i kushtueshëm i vendosur në gisht,
Nëse “Përgjithmonë” do të thotë thjesht derisa rinia dhe zelli të zbehen.
Është fjalë që të gjithë shpirtrat vetëmohues kanë menduar e thënë.
Janë këngë që ngrihen lart përmbi botën që rrotullohet.
Është dhuratë e qiellit, një kujtim i lavdishme i artë
Që lëshon rrezet e tij kur ditët janë të errëta e të zymta.
Janë veshë që dallojnë frikën nën të qeshurën tonë.
Janë sy që na ngrohin kur bota jonë është e ftohtë.
Janë duar që na mbajnë shtrënguar këtu dhe përgjithmonë
Përtej moshës kur kockat dhe shpresa vjetërohen.
Asnjëherë s’ka qenë huamarrëse apo huadhënëse;
Lumturia e saj falet pa kushte.
Flaka e saj digjet me bukuri, vërtetësi dhe shkëlqim.
Që shndrit në nyjen që na bën të lirë.
Është prehje kur jemi të lodhur, të humbur e të vetmuar.
Është paqe kur këtu mbi tokë jemi hiri dhe pluhuri.
Është e përhershme – është e shtrenjta jonë, e vetme.
Dashuria është gëzimi ynë…
Dashuria është shpëtimtarja jonë…
Dashuria është frymëmarrja jonë…

Përktheu: Arlinda Guma

Piktura: Van Gogh

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top