KARIERA IME LETRARE-Roberto Bolaño
Refuzime nga Anagrama, Grijalbo, Planeta,
sigurisht edhe nga Alfaguara, Mondadori.
Një “jo” nga Muchnik, Seix Barral, Destino… shtëpitë botuese… Të gjithë redaktorët lexues, të gjithë menazherët e shitjeve.
Nën urë, teksa bie shi, një mundësi e artë për ta parë veten: si një gjarpër në Polin e Veriut, por duke shkruar.
Duke shkruar poezi në tokën e idiotëve. Duke shkruar me tim bir mbi gjunjë.
Duke shkruar derisa nata të bjerë
me bubullimën e një mijë demonëve. Demonët që do të më çojnë në ferr, por duke shkruar.
Përktheu: Arlinda Guma
Dhurata ime për ty-Roberto Bolaño
Dhurata ime për ty-Roberto Bolaño Dhurata ime për ty do të jetë një humnerë, tha ajo,