Kjo Botë-Czesław Miłosz
Duket se gjithçka ish një keqkuptim.
Çfarë qe vetëm një provë, u mor seriozisht.
Lumenjtë do të kthehen në burim.
Era do pushojë së enduri.
Pemët, në vend që të çelin, do t’u kthehen rrënjëve.
Pleqtë do të rendin pas një topi, një vështrim në pasqyrë–
dhe kthehen sërish fëmijë.
Të vdekurit do të zgjohen, pa kuptuar gjë. Derisa çdo gjë që ka ndodhur, të mos ketë ndodhur më.
Çfarë lehtësimi! Merrni frymë lirisht, ju që keni vuajtur shumë.Përktheu: Arlinda Guma
Bisedë me Jeanne-Czeslaw Milosz
Bisedë me Jeanne-Czeslaw Milosz Le t’i lëmë fjalët e mëdha, mjaft me filozofi, JeanneAq shumë fjalë