Papërshtatshmëri- Czeslaw Milosz

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Papërshtatshmëri- Czeslaw Milosz

Nuk isha bërë të jetoja askund tjetër përveçse në Parajsë.
Ishte thjesht e tillë papërshtatshmëria ime gjenetike.
Këtu në tokë, çdo shpim i gjembit të trëndafilit shndërrohej në plagë.
Sa herë dielli fshihej pas ndonjë reje, pikëllohesha.
Shtiresha sikur punoja si gjithë të tjerët, nga mëngjesi deri në mbrëmje,
por isha larg; përkushtuar vendeve të padukshme.
Për ngushëllim arratisesha në parqet e qytetit,
për t’i vëzhguar
e për t’i përshkruar besnikërisht atje lulet dhe pemët,
por ato, nën dorën time, shndërroheshin në kopshtet e Parajsës.
Nuk kam dashuruar ndonjë grua me të pesë shqisat e mia.
Nga ajo doja vetëm motrën time, prej para dëbimit.
Dhe e respektoja fenë, sepse në këtë tokë dhimbjeje,
ajo ishte një këngë mortore dhe paqtuese.

Përktheu: Arlinda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Inventari-Dorothy Parker

Inventari-Dorothy Parker Katër janë gjërat që mirë bëj t’i njoh:Përtacinë, pikëllimin, mikun

Përgjigjia-Robinson Jeffers

Përgjigjia-Robinson Jeffers Pra cila është përgjigjia? Mos të zhgënjehesh prej ëndrrave.Të dish

Riarmatosja-Robinson Jeffers

Riarmatosja-Robinson Jeffers Ato lëvizje madhështore e fatale drejt vdekjes: solemniteti i masësQë
Go to Top