Pippi Çorapegjata, seria për fëmijë e viteve 80-të që u krijua kur u sëmur vajza e shkrimtares Astrid Lindgren

in Kinema/Letërsi by

Shkrimtarja u bë shkak për rënien e qeverisë social-demokrate pas 44 vitesh

E pazakontë, nganjëherë e pasjellshme, me fuqi të mbinatyrshme, prenka në fytyrë, gërsheta të kuqe dhe çorape të gjata të ndryshme. Pipi u bë heroina e preferuar e fëmijëve që admironin mirësinë, guximin, pavarësinë dhe vetë-besimin e saj.

Pipi mbronte fëmijët e pafuqishëm, urrente sjelljen korrekte, ironizonte policët, kishte përgjigje për të gjitha vërejtjet e të rriturve, dinte si të kujdesej për veten dhe se si ta kthente çdo punë të mërzitshme në lojë. Mamaja e saj “e shihte nga qielli”, ndërsa babai i saj, detar, kishte humbur në det, por nuk u mbyt.

Pipi besonte se kishte mbijetuar dhe ndodhej në një ishull si mbret i indigjenëve. 9 vjeçarja xanxare, e cila jetonte vetëm në vilën Vilekula me një majmun dhe një kalë, frymëzoi shkrimtaren suedeze Astrid Lindgren, kur vajza e saj e vogël u sëmur dhe i kërkoi të improvizojë një histori për fëmijë.


Lindgren pasuroi karakterin dhe qarkulloi një seri librash të cilat më vonë u transferuan në televizion. Tre librat e parë qarkulluan nga viti 1945 deri në vitin 1948. gjashtë të tjerë ndërmjet viteve 1969 dhe 1975. Të gjithë janë përkthyer në më shumë se 60 gjuhë. Lindgren shkroi duke u bazuar në kujtimet e saj fëminore. Pipi nuk ishte libri i vetëm për fëmijë i saj. Të gjithë heronjtë – fëmijë kundërshtojnë autoritetin e të rriturve.

Lindgren u bë veçanërisht e njohur në vend dhe lexuesit në mbarë botën ndërsa janë shitur më shumë se 145 milionë kopje të librave të saj. U lind në vitin 1907 në Suedi dhe vdiq në vitin 2002. Kur mbaroi shkollën, punoi në gazetën lokale të qytetit, ku u rrit. Në vitin 1926 mbeti shtatzënë nga kryeredaktori saj, por kur i propozoi të martohen Lindgren refuzoi. U zhvendos në Stokholm, ku ndiqte kurse për daktilografi dhe stenografi. Lindi djalin e saj, Lars në Kopenhagen dhe e dha në familje kujdestare. Pará nuk kishte por mblidhte sa mundej dhe udhëtonte sa më shpesh në Kopenhagen për t’u gjendur afër me Lars. Si përfundim, arriti ta marrë në Suedi, duke e lënë tek prindërit e saj deri sa të kishte mundësi ekonomike për ta rritur në Stokholm. Në vitin 1931 ajo u martua me punëdhënësin e saj, Stoure Lindgren. Tre vite më vonë, në vitin 1934, Astrid lindi fëmijën e dytë, Karin, për hir të së cilës u frymëzua për Pipin. Familja u shpërngul në vitin 1941 në një apartament në Stokholm, ku Lindgren jetoi deri në fund të jetës. Punoi si gazetare dhe sekretare para se t’u kushtohej krejtësisht shkrimit të librave.
Në vitin 1976 shpërtheu në Suedi një skandal financiar me protagoniste Lindgren, që mbërriti deri në parlament. U zbulua se norma e tatimit të saj kishte arritur 102%, pra duhej të paguante tatim më shumë se të ardhurat e saj. Historinë e përshkroi vetë në gazetën Expressen dhe menjëherë shpërtheu konfrontim midis qeverisë dhe opozitës për sistemin e taksave. Në zgjedhjet e atij viti socialdemokratët u dëbuan nga qeveria pas 44 vitesh. Lindgren megjithatë mbeti mbështetëse e partisë për pjesën tjetër të jetës së saj.


Përveç veprës letrare Astrid Lindgren u bë e njohur për mbështetjen e saj për të drejtat e fëmijëve dhe të kafshëve, si dhe kundërshtimin e saj ndaj çdo forme ndëshkimi trupor. Dorëshkrimet e saj gjenden në Bibliotekën Mbretërore në Stokholm. Në vitin 2005, koleksioni hyri në katalogun e “Trashëgimisë Botërore” të UNESCO-s. Suedezët e nderuan me monumente, statuja, muze dhe park tematik.

Përktheu: Shpendi Shakaj 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Kinema

Go to Top