Ardhja e Hyut-Erlind Sulko
II
Era i rrëzoi qetësisht lulet e qershisë.
Trotuaret janë mbushur me petale rozë
qytetesh, miqsh dhe dashurish të vdekura.
E merr një petal dhe e shtrëngon fort
Dhe kujtimet të treten nëpër gishtërinj.
Zbrazëtia bëhet më e rënde se qenia,
udhëtimet të lodhin.
Kudo që shkel, të ndjek, të mbyt e shkuara.
E ke të vështirë të kundrosh
pafundësinë përballë.
Sytë vështrojnë atë që s’është.
Të drithërojnë mendimet.
Gjithë trupi yt e kupton se gjithësia
është një shfaqje zhdukjesh të vazhdueshme.
Asgjë nuk ngelet,
veç dashurisë për të pamundurën,
ardhjes së shkatërrimit hyjnor.
Ajo vetëm thellohet.

Për veprat e Artan Hajrullahut- Erlind Sulko
Erlind Sulko Shqyrtimi i veprave të artit është përherë një hulumtim mbi mënyrën e shprehjes: një