Në kërkim të vdekjes së bukur-Erlind Sulko
Doktori i tha Krenarit:
të ka mbetur edhe një javë jetë.
Ai la tek gota e ujit një letër
për djalin e mërguar
dhe e braktisi krevatin e spitalit,
pa përshëndetur askënd.
Para oborrit të spitalit,
infermierët pinin cigare
e bisedonin për rritjen e rrogës.
Atje pranë, disa romë po ngrohnin duart
duke djegur plehra.
Krenari u nis drejt detit,
me këpucët e zgjidhura
dhe këmishën e shklyer.
U zhvesh krejtësisht
dhe e hodhi gjithçka në rërë.
Vrapoi i marrosur drejt kaltërsisë së paanë
drejt përsëritjes së pafundme të dallgëve
për mos u kthyer më kurrë.
Për veprat e Artan Hajrullahut- Erlind Sulko
Erlind Sulko Shqyrtimi i veprave të artit është përherë një hulumtim mbi mënyrën e shprehjes: një