Moçali-Bertold Brecht
Kam parë shumë miq, mes të cilëve dhe mikun që desha më tepër,
të fundosen të pafuqishëm në moçalin
pranë të cilit kaloj përditë.Dhe fundosja nuk mbaronte në një mëngjes të vetëm.
Shpesh duheshin
disa javë; kjo e bënte edhe më të tmerrshme.
Dhe kujtimi i bisedave tona të gjata
ku ndanim të njëjtat mendime rreth moçalit,
i cili që atëherë kish përpirë sa e sa të tjerë.I pafuqishëm tashmë e shihja tek fundosej,
mbuluar me shushunja
në vezullimën e llucës
që lëvizte ngadalë. Dhe mbi fytyrën
që po fundosej,
i kobshmi buzagaz.Dhjetor 1947
Përktheu: Redi Sheqeri

Karvani anakronik, apo Liri dhe Demokraci-Bertolt Brecht
Karvani anakronik, apo Liri dhe Demokraci-Bertolt Brecht Në Gjermani erdh pranvera. Mbi rrënoja seç fryn era