Sa me fat njeriu që nuk ka asgjë-Bertolt Brecht
Nga drama “Mëmë Kurajoja”
Ju e patë të urtin Solomon
Ju e dini se ç’erdh’ prej tij,
Atij ndërlikimet i dukeshin të thjeshta.
Ai e mallkoi orën që e lindi
Dhe kuptoi se gjithçka ish e kotë.
Sa i madh dhe i mençur ishte Solomoni. Bota megjithatë nuk priti
Por shpejt vërejti çfarë vijoi më tej.Ishte mençuria ajo që e solli atë në këtë gjendje.
Sa me fat njeriu që nuk ka asgjë.Ju e patë më pas të guximshmin Çezar
Ju e dini se çfarë u bë ai.
Ata e sfiduan me jetë.
Pastaj e vranë po njësoj.
Dhe teksa ata ngritën thikën fatale
Sa fort ai thirri: Edhe ti biri im!
Bota megjithatë nuk priti
Por shpejt vërejti çfarë vijoi më tej.Ishte kurajoja ajo që e solli atë në këtë gjendje.
Sa me fat njeriu që nuk ka asgjë.Ju keni dëgjuar për të ndershmin Sokrat
Njeriun që kurrë nuk gënjente:
Ata nuk ishin aq mirënjohës siç do të mendonit ju
Në vend të kësaj sunduesit vendosën ta vinin në provë
Dhe i dhanë pijen me helm.
Sa i ndershëm ishte biri fisnik i popullit. Bota megjithatë nuk priti
Por shpejt vërejti çfarë vijoi më tej.
Ishte ndershmëria ajo që e solli atë në këtë gjendje.
Sa me fat njeriu që nuk ka asgjë.Këtu ju mund të shihni njerëz të respektuar
Duke iu përmbajtur ligjeve të Zotit të tyre.
Deri më tani ai nuk ua ka vënë veshin.
Ju që jeni ulur rehat dhe ngrohtë brenda shtëpive
Jepni një dorë për të lehtësuar skamjen tonë të hidhur.
Sa virtytshëm e filluam.
Bota megjithatë nuk priti
Por shpejt vërejti çfarë vijoi më tej.
Ishte frika nga Zoti që na solli ne në këtë gjendje.
Sa me fat njeriu që nuk ka asgjë.Përktheu: Arlinda Guma
Me poeten Mariklena Niço për tregimin “Sikur qentë të mund të deheshin, zonjë!” të autores Arlinda Guma
Në rubrikën e re “zgjidh një shkrim nga revista defekt-teknik dhe eja të flasim për të”,