EDUARDO GALEANO
Të jetosh dhe të vdesësh është një fakt, kundër të cilit askush nuk del, as Donja Asuncion Gutierrez, prandaj ajo, pasi jetoi një shekull të gjatë, vdiq.
Të afërmit dhe fqinjët, pasi e qanë në shtëpinë e saj në Managua, ikën dhe shkuan në një dasmë. Siç shihet, brenda një kohe të shkurtër ata kaluan nga e qara në gëzim, nga lotët në të pirë dhe të qeshura. Aty nga mesi i natës, donja Asuncion u përmend dhe, duke bërtitur “Më nxirrni këtej, or qurrashë!”, hapi arkivolin dhe u ngrit.
Pastaj, u ul për të ngrënë një copë pispili, pa u vënë re nga askush.
Të afërmit e saj mbaruan dasmën dhe u kthyen në shtëpi. Pra, e lanë dasmën dhe u kthyen të vazhdonin vakinë. Por, vakia pa të vdekur nuk ka lezet, sepse tek dhoma e të vdekurve arkivolin gjetën bosh. Dhe njerëzit po rrinin aty, pa ditur çfarë të bënin.
Një nga stërnipërit e donja Asuncionit, i zemëruar, tha:
– Është hera e tretë që po na e bën këtë plaka.
Përktheu: Bajram Karabolli