KËNGË DASHURIE E VAJZËS SË ÇMENDUR-SYLVIA PLATH
Mbyll sytë dhe e gjithë bota përdhe, e vdekur bie.
Qepallat ngre e gjithçka ka rilindur.
(A mos je pjellë e mendjes sime, veç një hije?)Yjet në blu e kuq vallëzojnë në qiell
E me galop, paftuar vjen errësirë e dendur.
Mbyll sytë dhe e gjithë bota përdhe, e vdekur bie.Të pashë në ëndërr, në shtrat më solle me magji.
Këndove hënëgoditur e më puthe si i çmendur.
(A mos je pjellë e mendjes sime, veç nje hije?)Zjarret e ferrit zbehen, nga qielli Zoti bie
Njerëzit e djallit, hyjnë e dalin engjëjt.
Mbyll sytë dhe e gjithë bota përdhe, e vdekur bie.Do doja të ishe kthyer siç më the
Po vitet shkojnë dhe emrin ta harroj.
(A mos je pjellë e mendjes sime, veç një hije?)Më mirë të kisha dashuruar një zog stuhie.
Të pakten kur vjen pranvera ata prapë gjëmojnë.
Mbyll sytë dhe e gjithë bota përdhe, e vdekur bie.
(A mos je pjellë e mendjes sime, veç një hije?)
Solli në shqip: Ajkuna Dakli

HIMNI I PRILLIT- Sylvia Plath
HIMNI I PRILLIT – Sylvia Plath E adhuroj këtë botë që ndërron si akuarelet në