Ëndërr e zmadhuar-Klara Koli

in Letërsi/Tharm by

Ëndërr e zmadhuar-Klara Koli

Zmadhohet ëndrra ime
për të kthyer atë që nuk kthehet,
bëhet më e madhe se shkretëtira.
Sikur ta dija që dashuria i largonte njerëzit,
do jetoja në mes të savanës,
me bishtin e palloit do bëja fresk,
që të thaja lotët nga sytë.
Gjithë kaktusët e botës
mbijnë nën lëkurën time qëkur ai iku.
Kam frikë të lutem për dikë që
thotë lamtumirë, sepse
më duket sikur Zoti më sheh nga
një derë gjysmë e hapur dhe qesh.
Nata të shkatërron, ë?
Dhe ti e di më mirë se unë kur
patericat e yjeve afrohen pranë shtratit tim për të më ngushëlluar.
Asgjë nuk ka ndryshuar.
Zemra ime mban të gjitha të nesërmet në
shtratin e saj, kurse portreti i të ikurit e mban botën time në pëllëmbë.

Imazhi: © andropang

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top