Vraga e së paimagjinueshmes-Klara Koli

in Letërsi/Tharm by

Vraga e së paimagjinueshmes-Klara Koli

Kur shoh natën me yje 
një deve më kalon nën diafragmë.
Në kupolën e shpirtit tim— gunga e saj
përkundet si palmë.
Me nxehtësinë e kësaj zemre
mund të shkrij të çeliktën e anijeve,
gjithë zajet e plazhit mund t’i bëj qelqurina
për të formuar një puthje lamtumire mbi rërë, 
ç’lojë e rrezikshme!
Tërhuzem që sytë e mi ende i magjeps 
vezullimi i tehut të shpatës.
Një lot shtrihet mbi divan të faqes sime.
Nuk njoh gjë tjetër veç asaj ndjesie
që ma shkelmon zemrën derisa 
më detyron të shkruaj, 
e cila më mban gjallë
e pashpjegueshmërisht më lë 
vragën e së paimagjinueshmes.

 

 

https://www.askasalla.com/

 

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

NË MAL-Du Fu

NË MAL-Du Fu (712-770) Në mes të pjerrinës së kaltër Pavijoni i
Go to Top