Për të degdisur fundin-Klara Koli
Më rrëshqet duarve
ylli bishtsalamandër
me të cilin doja të zbukuroja
dhjetorin e ditëve të mia,
për të cilin gëzimin do ta ngjisja
në krye të shtatë qiejve
për t’i dhënë pakëz jetë
një kohe që vdiq në oborrin e festës.
Më kot shtrihem nën këmbët e thikëta
të torturës, as vetë nuk e kuptoj.
Digjem teksa gjithçka ka marrë fund,
në gjithë përpjekjen time që këtë fund
ta çoja në një festë,
ta lidhja me fjongo të heliumta
për ta degdisur diku larg.

Vraga e së paimagjinueshmes-Klara Koli
Vraga e së paimagjinueshmes-Klara Koli Kur shoh natën me yje një deve më kalon nën diafragmë.Në kupolën