Po të jem një gotë me flakë/Klara Koli

in Letërsi/Tharm by

Po të jem një gotë me flakë/Klara Koli


Po t’i kem lotët të padukshëm,
krijoj Brahmaputrën deri në këmbët e tua,
deri në shtizat e hedhura mbi divanin tënd.
Po ta kem trupin prej cope,
një rrobaqepëse bujare do t’jem bërë,
do të kem prerë gjithë copën e bukur
në zemër të zemrës dhe do të ta kem dhuruar,
paçka se do t’më duhet të jetoj në fije të perit.
Po të jem prej ajri,
do kaloja oborrit tënd,
në hekurat e ballkonit do lija shenjën e puthjes sime, që të mos binte erë ndryshku vjeshtës.
Po të jem një gotë me flakë,
korijen e shikimit tënd do përflak.
Po të jem letërthithëse,
do ushqehesha me bojën e ekzistencës tënde.
Po të jem një grua që rrëfen për dashurinë,
ji ai që mezi pret të më dëgjojë
në dhomën mesjetare të Boccaccios.

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top