Ati im-Sueton Zhugri
Të mbaj mend
nga larg
Vetullat e egra
Flokët e butë
nga larg
Nga larg mjegullën përkëdhelëse të duarve
Përqafimin që dridhet si flutur nën re.
Nga larg bashkë me kollën pa shkak
edhe ëndrrat për një botë më të mirë
Sa larg nën dhé
duket se e ke çuar zemrën…
Por sado të rënda të gërmojnë
mëngjeset pa ty
Buzët dhe shpirtin ta ndiej pranë,
kaq butësisht pranë…
Kështu ike babai im,
e mua më duket se udhëve eci
në njërën këmbë prej guri
e në tjetrën prej qielli.
19.8.2023
Goja e humbjes-Sueton Zhugri
Goja e humbjes-Sueton Zhugri Nuk i kemi më dhëmbët në gojën e humbjes,përtypim perëndime të buta