Lutja/Klara Koli
Në këtë kohë të athëtirtë
më ndih o qiell,
merr peshqirin që than më mirë
ujërat e kësaj plage
e dëgjomë siç dëgjon zemra ime
zërat e fshehur ndër ëndrra.
Ëmbëlsues për jetën,
në këtë lojë me gjëra që shkojnë e vijnë,
një nënkresë lumturie
ku të mbështes kokën herë pas here,
për t’i thënë mëngjesit deri në mbrëmje, po jetoj.
Një kapelë lumturidhënëse
për trurin e stërlodhur,
që kapërcen ftonj të papjekur
kujtimesh, fjalësh e ndodhish.
Në këtë lojë sustash,
lëvizur qofsha nga ajo e sprovave
lëvizur qofsha nga ajo e shëndetit të lig.
Shpirtërisht, përgjërim në mugëtirë
në lakuriqësinë e brishtësinë e qenies sonë
që me sa duket i leverdis e vetmja
sustë mondane, e paqes.
O dritë qiellore,
më zbrit pak shpërblim për zemrën,
që vetëm për mirë kësaj bote iu mundua.
U vizatofshin jashtë ëndrre
rrugica që e keqja s’i gjen,
e këmbët iu ngatërrofshin teksa
më sheh të ulur bashkë me
ç’ka ma ka dashur zemra,
që unë të bëj, që unë të jem.
Për të degdisur fundin-Klara Koli
Për të degdisur fundin-Klara Koli Më rrëshqet duarveylli bishtsalamandërme të cilin doja të zbukuroja dhjetorin e