Poezi nga Shpëtim Selmani

in Letërsi/Tharm by

Poezi nga Shpëtim Selmani

Jam krenar që jam shok i Jazra Khaleed-it,
Lexues i Neeli Cherkovski-t mëngjeseve të hershme
Përderisa ha omëletë dhe pi çajin rus,
Kënaqem kur një grup vajzash më përqeshin
Përderisa në tavolinë afër espressos
Vezullon nën rrezet e diellit libri i Arben Idrizit,
Jam një shqiptar,
Një kosovar, si të doni ju
I mallkuar,
I vetmuar si një hipopotam i etur
Në shkretëtirë,
Më interesojnë ata që humbin,
Ata që rrinë si pemë të vetmuara
Mes kodrash të pambarimta,
Përgjithmonë kritik ndaj vetes dhe ndaj
Veprimeve të mia, që shpesh diktohen
Nga dhoma ku rënkon mbijetesa,
Jam rritur në prehërin e ankthit,
M’i kanë prerë flokët borgjezet,
Kurrë nuk jam aty ku e kam trupin,
Mendja ime bredh vendeve të botës
Pa asnjë pikë ndalese,
Jam poet pa synime të qarta
Mes egërsisë së realitetit dhe
Bukurisë misterioze të imagjinatës,
Jam poet i nënshtruar para terrorit
Që ushtron dita dhe nata dhe rruga,
Në një mëngjes e kam hidhëruar
Nënën time, ata që mbanin shpresa tek unë,
I kam hidhëruar të panjohurit dhe
Ata që qeverisin.
Unë jam një furrë,
Brenda meje piqet buka e kontradiktës.

Skulptura: Darius Hulea

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Gruas-Shpëtim Selmani

Gruas-Shpëtim Selmani Kam parë perëndeshat e Hamburgut të mbytura në pikëllim,grave greke

Jezus-Shpëtim Selmani

Fragment nga dorëshkrimi i një romani të pabotuar Shpëtim Selmani Sa më
Go to Top