Kujtimi i Lizës-Roberto Bolaño
Kujtimi i Lizës shtillet sërish
përmes hinkës së natës.
Një litar, një fashë drite
dhe ja ku është:
fshati ideal meksikan.
Mes barbarisë, buzëqeshja e Lizës,
filmi i ngrirë i Lizës,
frigoriferi i Lizës me derën hapur
duke stërpikur pakëz dritë
mbi këtë dhomë të çrregullt, që unë,
tashmë duke shkelur të dyzetat,
e quaj Meksikë, e quaj Qyteti i Meksikës,
e quaj Roberto Bolaño që kërkon një kabinë telefoni
midis kaosit dhe bukurisë
për të telefonuar të vetmen dhe të vërtetën dashuri të tij.Përktheu: Arlinda Guma
Poezia e lexuar nga Arlinda Guma:
Roboti-Roberto Bolaño
Roboti-Roberto Bolaño Më kujtohet që Platoni më thadhe unë nuk ia vura veshin.Tani jam në klubin