ETHE kovidike-Sueton Zhugri

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

ETHE kovidike-Sueton Zhugri


Jeta është një mrekulli,
ndaj jemi ëndërrues
është një iluzion
shihet hapur dëshpërimi
jeta është mister
nuk dimë pse zgjohemi
dhe pse biem të flemë si në humnerë
një numër infinit yjesh me planetët e tyre
si një përrallë e sajuar prej tymi
ylber pas ylberi ngjyrat rreshtohen
në sytë e foshnjave
materje supreme që ngre dhe shkatërron piramida
obeliske me fitoret triumfante
kaq e aq skllevër për t’ua numëruar yjeve
kometa të reja dëshirash,
kush e njohu aq mirë veten sa të keqkuptojë vdekjen e tij
poetët që besojnë në zot më ngjajnë me
tridhjetëvjeçarët që ende besojnë
se babagjyshi i vitit të ri sjell vërtet dhurata…
do të doja ta kisha të lindur dhe të patundshëm
naivitetin, të hidhesha edhe unë për të rrëmbyer
një kryq të flakur në lumë
besimin për popuj të zgjedhur dhe të pazgjedhur
rracën supreme me nga një sy ciklopi
dhurata nga galaksia fqinje si cicërima të një zogu fare në agim
KY ËSHTË NJË VALLËZIM shoqja ime
një e qeshur në natë,
një fluturim mjellmash veriore
një flakë që dridhet si gjuhë qeni
e kuqe shpirti mbi qiri
që as unë as ti nuk e dimë kush e ndezi…
duhet jetuar… SI ÉTHE…
as më shumë, as më pak…

7.1.2024

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Gruas-Shpëtim Selmani

Gruas-Shpëtim Selmani Kam parë perëndeshat e Hamburgut të mbytura në pikëllim,grave greke

Jezus-Shpëtim Selmani

Fragment nga dorëshkrimi i një romani të pabotuar Shpëtim Selmani Sa më
Go to Top