Atje lart-Sueton Zhugri

in Letërsi/Tharm by

Atje lart-Sueton Zhugri

Puthe atë yll për mua pa lamtumira
ose pa leje
megjithëse kjo mund të shihet
si ngacmim sensual
Puthe pa sheqer, pa kripë
sidomos fare pa ëndrra,
puthe si për të mos e harruar

Puthe si një përshëndetje
me tundje shamie
nga një dritare treni

Puthe fshehur
si të puthje këmbën e statujës
në hyrje të Kupolës Sistina
ose si të puthje fotografinë
mbi librin e Anne Frank-ut

Puthe si të ishte një komshi i mefshtë
me cilin as që ke folur më parë

Puthe si një top që futbollisti e puth
para se të shënojë një goditje të lirë

Puthe si një peshk
që pasi e ke kapur
e lëshon sërish në ujë

Puthe në mes të ballit
si të ishte
një fëmijë
tashmë i heshtur palestinez

Puthe atë yll për mua
pa lamtumira
pse unë jam yje larg…
puthe fshehur
me ose pa leje
megjithëse kjo mund të shihet
si ngacmim
njerëzor…

15.6.2024

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top