Librashitësi-Rozafa Shpuza
Kapakë historish të zverdhuna
stivon përditë n’thembër t’bulevardit,
e njajtë me drojen e Akilit
i ruhet zhumhurit të hapave që u shkojnë përbri.
Titujt janë rrokë ndërvedi
teksa n’epilog feks nji çmim i korrigjuem përçudshëm.
Librashitësi përkulet mbi ta
e njashtu i ulun kacuk
ledhaton ngeshëm personazhet
që rreken me u rinjallë
sa herë era shpalos fletët e dekorueme
prej trillime tejash tekanjoze.
Në t’errun
ngarkon kaliboç historitë e bjerruna
bashkë me brengën e personazheve që as sot
s’mujtën me u arratisë prej kutisë me mbishkrimin “fragile”…
Historia e nji rrugtimi-Rozafa Shpuza
Historia e nji rrugtimi-Rozafa Shpuza Jam ajo valixhja pa adresënë transportierin e aeroportit ku priten bileta