Nji vend që pash n’anderr-Rozafa Shpuza
Atje lulediellit sillen perkah hana
e çarçafat vesojne prej epsheve natore.
Atje peshperimat jane vathë
varun ndër veshë dashnish ikacake
përshkue vargevi në fillin e horizonteve.
Atje xixellonjat tubohen n’esëllin e agsholeve
teksa i buzeqësh kuturu përgjumjes së recepsionistit.
Atje ngjizen e zhbahen takimet rishtake
ku ngutem me mberritë
e pendueme për tana mëdyshjet
që më penguen me arritë ma parë.
Atje jane caqet e nji stine
që ka me mbetë e fiksueme ndër selfiet harrakate
kur ekrani djersitë prej dalldive virtuale
e qiejt terbohen tue shprazë dufin me shina që teren saora…
Foto: Autoportret, Rozafa Shpuza
Librashitësi-Rozafa Shpuza
Librashitësi-Rozafa Shpuza Kapakë historish të zverdhunastivon përditë n’thembër t’bulevardit, e njajtë me drojen e Akiliti ruhet