Historia e nji rrugtimi-Rozafa Shpuza

in Letërsi/Tharm by

Historia e nji rrugtimi-Rozafa Shpuza

Jam ajo valixhja pa adresë
në transportierin e aeroportit ku priten bileta lamtumirash.
Rrotullohem njitrajtshëm
pa dashtë me ia ditë për ngutin e udhëtarëve,
ngarkue me premtime të nderuna
n’atë fillin e bardhë mbi re
ku përshkohet fryma e avionit…
Pres nji dorë me m’tërhekë e me m’shty
mbi dizenjon futuriste të dyshemes
ku flirtojnë hapat ikacakë
mandej me m’stivue diku maje raftit
n’odën e gjumit me nji llampadar n’qendër
si pirsis në kerthizë.
E di se deri n’flutrimin tjeter
tejat kanë me kendue ninulla monotone
e gjamat e shinave kanë me pikturue kode surreale
në pullazin e ngjizun prej dashni tjegullash kuqalashe.

Jam ajo valixhja e mbushun dingas me dëshira
gati me fluturue pa axhenda fikse shtegtimesh…

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Gruas-Shpëtim Selmani

Gruas-Shpëtim Selmani Kam parë perëndeshat e Hamburgut të mbytura në pikëllim,grave greke
Go to Top