Deklaratë mbi takimin-Monika Herceg
Njerëzit që ishim para
se dikush t’hyj brenda nesh dhe t’na tund kokat,
përpara se të godasim universin për universi
dhe derdhim në tryezë planetet plot panik
në të cilët jetonim si krejt bota,
duke besuar se nesër më lehtë do ta përballojmë mënyrën
se si ngadalësohet koha, se si përshpejtohet koha,
me besimin se dikush brenda nesh
do të na bërtasë
për t’u zhvendosur nga toka në hapësirë
gjithë ç’mund t’u ndodhë
atyre që janë boll të shkujdesur
U kujdesëm secili
në vendin e vet të vogël varrosur me data,
vendet në fakt ishin visore,
vërtet flisnin për miljet,
por ne s’donim t’ia dinim
për sipërfaqet e kontinenteveKur njëra dhimbje stërpiku tjetrën,
donim të iknim nga ajo afërsi
që do të na dëbojë nga realiteti
Kështu të zbutur dhe të ndrojtur,
ç’na duhet edhe një botë tjetër
për të cilën nuk jemi të gatshëmPërktheu: Lulzim Haziri
TË SHTATAT KUNDËR PARISIT-Charles Péguy
TË SHTATAT KUNDËR PARISIT-Charles Péguy Shtatë qyteza u mburrën që Parisin e