Pranverë n’shpinë e braktisun-Rozafa Shpuza
Kët pranverë
askush s’i pa tue lotue hardhitë…
Degët shtriqën shtatin e u lidhën ny ndërvedi
kësisoj sythet buluen kryenelte si thitha lehonash.
Micave s’iu ba vonë se gërshana e krasitjes
mbet varë në gozhdën e ndryshkun
porse vazhduen aktin pagan
tue klithë mnershëm maje murit t’oborrit,
krejt n’harmoni me ekstazës pranverore.
Tasi zinkut ku gjyshja mblidhte lotët e hardhive
mbeti bosh
e tash vetmon si nji suvenir
që dikush e nis pa pusull urimi.
Kët pranverë
askush s’i pa tue lotue hardhitë…
veçse n’epilogun e pritmënisë
shpija e vjetër duartrokiti grrilat brinjëthyem
dhe u kot prore n’boshllekun e vet.

Librashitësi-Rozafa Shpuza
Librashitësi-Rozafa Shpuza Kapakë historish të zverdhunastivon përditë n’thembër t’bulevardit, e njajtë me drojen e Akiliti ruhet