Lëkura e pjeprit-Klara Koli
Një gropëz pendese po t’i hapej
mes kraharorit atij,
do bëhesha ajo merimanga
që hiqet zvarrë në rrobat e tij,
deri kur një njeri nga ishulli i të marrëve
të merrte megafonin e të thoshte,
dashuria ta bëri lëkurën e zemrës
si të pjeprit, po ti nuk pyete asnjëherë,
gërmove për të gjetur një galeri,
një galeri që e gjete brenda atyre syve
kur pluhuri të mbyti, po nuk u dorëzove.
Kjo qenka vuajtje, the duke qarë,
ta zbulosh dritën e atyre syve
për një mijë net, dhe të njëmijta këto net,
t’i presësh e vetme në errësirë.
Lutja/Klara Koli
Lutja/Klara Koli Në këtë kohë të athëtirtëmë ndih o qiell,merr peshqirin që than më mirë ujërat