Burrë Dimri-Nuri Plaku
Kur u nisa
Vesha këpucë të uritura
Me shoje të dhëmbëzuar
Të kapesha fortë pas udhëve
Të bëhesha burrë dimri.
Para meje ishin nisur burra të tjerë
Me shoje këpucësh të dhëmbëzuar
Shkelnin mbi flakët e zjarreve
E nxitonin të thinjeshin.
Ndanë zjarreve të shuar
Përgjonin ujqit e zinj të fatit
Me eshtra udhëtarësh në gojë.
Ishte udhë e pafund ajo udhë
Natën të çonte diku
Ditën të kthente sërish
Pa mbëritur askund.
Diku ndala
Vara xhaketën në sqepin e një zogu
Dhe u ula të çlodhesha.
Pluhuri i këpucëve m’u fut në damar
M’u bë baltë e kuqe
Përzier me grimca hiri.
Isha bërë
Burrë dimri.
Imazhi: Slobodan Čavić
“Pesha e jetës”

Si këndvështrohen personazhet femërorë në letërsinë botërore dhe në atë shqiptare/Neviana Shehi
Revista defekt-teknik u drejtoi një pyetje, shkrimtarëve dhe joshkrimtarëve, mbi mënyrën sesi