botës po i vjen fundi dhe gjyshërit e mi janë të dashuruar-Kara Jackson
ende duke jetuar sikur rrotullohen rreth njëri-tjetrit,
gjyshi im, planeti dhe gjyshja, hëna e tij,
prej disa tërheqjesh gravitacionale ata kanë dashuruar për një kohë mjaft të gjatë
për dikë në pension, gjyshja thotë se nuk është e lodhur,
ajo e vesh burrin e saj si një pallto që i mbijeton çdo stine,
flet për të ashtu siç flasin prindërit e mi për vinyl-in-
subjekt i shpëtuar prej tamponit të gjuhëve të tyre.
gjyshja i kthehet dashurisë si një himn, e shënon me një ngjyrë.
kur botës t’i vijë fundi, a do ta përthithë ai tokën me gjithë dashurinë e saj?
a do të shkoj unë të kap dorën e dikujt,
a do të bëhet lëkura ime lëkura e tyre?
epoka digjitale po na i merr dimrat,
dhe unë kam frikë se dielli është shpirti im binjak,
ajo shkreti pret një puthje të madhe,
karboni më quan të bukur, dhe unë mendoj se vdekja është një takim i parë i mirë.
shpresoj që kur botës t’i vijë fundi, t’i lërë ata të dy të jetojnë,
ta kursejë gjyshin dhe lojën e tij,
ta kursejë gjyshen duke vërtitur misrin në peshore,
të dy ata duke u lëkundur nën tingujt e muzikës Western,
dhe televizori më i zhurmshëm se çfarëdo lloj gjëje që po vjen.
Përktheu: Arlinda Guma
Poezia e lexuar nga Arlinda Guma:

Çfarë nuk dija më parë-Ada Limón
Çfarë nuk dija më parë-Ada Limón ishte sesi kuajt lindin thjesht të tjerë kuaj. Jo një