GJURI I JANARIT-Arben Velo

in Letërsi/Tharm by

GJURI I JANARIT-Arben Velo


Gjuri i nënës sime,
është janar,
theu kockat,
në oborrin ku rreh dielli.
Nga flokët e bardhë,
i ranë sytë si perla,
para këmbëve të veta..
E kam të ndaluar të flas,
për unazat e lotëve të trëndafilit,
si parashikoi dot as horoskopi
 i agimit të dimrit.
Të shkurtrat psherëtima
që rrodhën bregut të supeve.
Nën ngricën e shqetësuar,
zhardhokët e hijeve
mbijnë psherëtima dhimbjeje.
U bëfsha Adami!
Nga brinjët e mia
ta krijoj nga e para,
Nënën time…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

SHAH-Jorge Luis Borges

SHAH-Jorge Luis Borges Në këndin e tyre lojtarët fillikatëGurët e ngadaltë lëvizin.
Go to Top