KTHIM I VONË-Du Fu
(712-770)
Po kthehem, në mbrëmje, nga një udhëtim.
Të gjithë po flenë. Malet janë të zinj.
Zbret Arushë e Madhe në lumë të pijë.
Në qiellin e kthjellët duken më shumë yj.
Ndez llambën e derës dhe zgjoj një majmun
Që nxjerr një zë therës se trembet në gjumë.
Së largu dëgjoj rojtarin e natës
Duke lajmëruar ndërresën e radhës.
Në dorë ka shkopin e drejtë, plot hir.
Gjithçka është e qetë. Gjithçka po shkon mirë.
Përktheu: Alket Çani

Nga Edmond Jabès
Nga Edmond Jabès 1912-1991) ••• Çdo portë ka si rojë një fjalë. (Fjalëkalim, fjalë magjike.)