DËSHTIM-Janis Ricos
Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.
Shpërdorime, krime, luftë. Ç’të lexosh?
Bie nata e ndryshkur. Drita të verdha.
Dhe ata që dikur kishin besuar te përjetësia u plakën.
Nga dhoma ngjitur vjen tymi i blozës. Kërmijtë
i ngjiten murit. Buburrecat vërtiten
në kutitë katrore prej hekuri të biskotave.
Dëgjohet zëzëllima e zbrazëtisë. Dhe një dorë e madhe, e paformë
i zë gojën e trishtë dhe fisnike Atij
që bëri çmos të thoshte fjalën lule.Përktheu: Alket Çani
VENDI YNË-Janis Ricos
VENDI YNË-Janis Ricos (1 maj 1909 – 11 nëntor 1990) U ngjitëm në kodër për