Një orë- Erich Fried
M’u desh një orë
për të korrigjuar
një poezi që kisha shkruar.
Një orë
Që do të thotë: Gjatë kësaj kohe
1400 vocërrakë vdiqën nga uria
sepse çdo 2½ e sekondës
një fëmijë ndër pesë vdes nga uria
në botën tonë.
Gjithashtu për një orë
vazhdoi gara e armatimeve
dhe 62 milionë e tetëqind mijë dollarë
u shpenzuan në këtë një orë
për mbrojtjen e pushteteve të ndryshme
prej njeri-tjetrit
për shpenzimet ushtarake të botës
që deri tani arrijnë në
550 miliardë dollarë në vit.
Edhe vendi ynë
kontribuon për mitet e tij.
Lind pyetja
nëse ka ende kuptim
të shkruash poezi
kështu siç po shkojnë punët.
Ndoshta është e vërtetë
që disa poezi bëjnë fjalë
për shpenzimet ushtarake dhe luftën
dhe për fëmijët e uritur.
Por të tjerat bëjnë fjalë për
dashurinë dhe plakjen
dhe për livadhet dhe pemët dhe malet
si dhe për poezitë dhe pikturat.
Po të mos ishte edhe
për të gjitha këto gjëra të tjera
atëherë me të vërtetë që askuj nuk do t’i bëhej më vonë
për fëmijët apo për paqen.Përktheu: Arlinda Guma
Pse inteligjenca artificiale nuk do krijojjë art/Ted Chiang
Për të krijuar një roman apo një pikturë, një artist bën zgjedhje që janë thelbësisht të