VENDI YNË-Janis Ricos

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

VENDI YNË-Janis Ricos

 

(1 maj 1909 – 11 nëntor 1990)

U ngjitëm në kodër për të parë vendin tonë –
ca troje të shkreta, gurë, ullinj.
Vreshta që zbresin anës detit. Pranë parmendës,
tymon një zjarr i mpakur. Me rrobat e gjyshit,
kemi bërë një dordolec për të trembur galat. Ditët tona
ndjekin udhën e tyre për pak bukë e shumë dritë.
Poshtë plepave ndrit një kapelë kashte.
Zogu mbi gardh. Lopa në të verdhë.
Si qe e mundur që me një dorë të gurtë ndërtuam
shtëpitë tona, jetën tonë? Parmakët e portave
mbajnë ende tymnajën e qirinjve të Pashkëve – kryqthe të zinj të shenjuar, vit pas viti, nga të vdekurit
që kishin festuar Ringjalljen. E duam shumë këtë vend,
me durim, me krenari. Çdo natë, nga puset e tharë,
dalin ngadalë statujat dhe u ngjiten pemëve.

Përktheu: Alket Çani

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Gruas-Shpëtim Selmani

Gruas-Shpëtim Selmani Kam parë perëndeshat e Hamburgut të mbytura në pikëllim,grave greke

Jezus-Shpëtim Selmani

Fragment nga dorëshkrimi i një romani të pabotuar Shpëtim Selmani Sa më
Go to Top