HIMNI I PRILLIT – Sylvia Plath
E adhuroj këtë botë që ndërron si akuarelet
në tempuj qelqi veshur me shtresa vellosh të gjelbra
ku diamantet himne në gjak këndojnë potershëm
dhe lëngu i jetës ngjitet në llogore venash.
Një harabel i shenjtë me iso ia merr në gjuhën e vet
të zgjojë ëndërrimtarët në agimin qumështor
ndërsa tulipanët përkulen si kardinalë në rresht
para Diellit – Papës së tyre madhështor.
Të pagëzuar nën stërkala yjesh- pikabore
aty ku kalojnë këmbë pëllumbash rozë- vijëzuar
dhe zymbylat si metafora Solomoni bulëzojnë,
me të dashurin tim shkoj, me bar kurorëzuar.
E prapë gënjehemi e veten disi
nga ç’qemë e ndiejmë më të rinj.
Solli më shqip: Ajkuna Dakli

KËNGË DASHURIE E VAJZËS SË ÇMENDUR-SYLVIA PLATH
KËNGË DASHURIE E VAJZËS SË ÇMENDUR-SYLVIA PLATH Mbyll sytë dhe e gjithë bota përdhe, e