Nuk ka poetë-Martha Asunción Alonso
Nuk ka poetë në familjen time.
Por gjyshi im Gregorio, kur vaditi
kopshtin qëndroi mbasdite të tëra
duke vështruar kanalin,
më pas mërmiriti:
Ne nuk e pimë ujin.
Është ai që na pi ne.Jo, nuk ka poetë në familjen time.
Por një herë, kur isha fëmijë,
gjeta lëvozhga të një veze blu rrëzë pemës së bajames.
Unë ia tregova babait tim dhe ai në heshtje
më mësoi të ndërtoja një fole për të,
me thupra;
dhe më pas më shpjegoi se:
ka pjesë të jetës që vlejnë ëndrra
të tëra.Në familjen time, po ju them, nuk ka poetë.
Por kur stërgjyshja ime e madhe
Asunción
e pa detin për herë të parë, ajo pat qënë
– e para dhe e vetmja –
Më kanë rrëfyer, që u bë shumë serioze, heshti gjatë pa thënë asnjë fjalë, para se të thoshte:
“Faleminderit,
për sytë”.Nuk e di nga vij, por e di mirë,
që nuk ka poetë të tjerë
në familjen time.
Përktheu: Herman Çuka
Poezi nga Erich Fried
Poezi nga Erich Fried Zarfin tënd me dy pulla, të verdhëe të kuqe:I mbolla në një