Poezi nga Erich Fried
Zarfin tënd
me dy pulla,
të verdhë
e të kuqe:
I mbolla
në një vazo lulesh.
Dua,
t’i ujis çdo ditë.
Dua
që letrat e tua,
të lëshojnë
sythe.
Të bukurat
e të trishtat
letra.
Letrat
që aromën
tënde mbajnë.
Por, do të duhej ta kisha
bërë shumë kohë më parë
jo tashmë
që viti ka shënuar fundin…Përktheu: Herman Çuka
Një orë- Erich Fried
Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që kisha shkruar. Një orëQë