Natën e mirë, jetë-Menelaos Luntemis
Shpresoni!
Nuk ka në botë
gjë më të ëmbël
sesa pak çaste hidhërimi gjatë jetës.
Jetoni!
Asgjë tjetër në botë
nuk vlen më shumë se kjo.
Eh, pas ca vitesh,
në një natë të këtillë,
do të kuptoni sa e bukur është jeta
dhe do të më kujtoni…
Mbyllini sytë…
Dhe gjumi do të vijë.
Do të vijë edhe ngushëllimi.
Nesër…
* * *Ik me kokën lart
Ik me kokën lart
dhe mbylle derën
duke buzëqeshur.
Se i shfaqe ndjenjat,
nuk i fshehe.
Ç’kishe për të dhënë,
e dhe.
Sepse, fare thjeshtë,
të presin plot gjëra të tjera të bukura,
që do t’i ndeshësh
vetëm pasi të jesh larguar…
Përktheu: Stefan Zhupa
Pjesëz nga një poemë e poetit Tasos Livadhitis
Pjesëz nga një poemë e poetit Tasos Livadhitis Në ardhshi ndonjë ditë në dhomën time,do t’ju