Iku edhe vera – Nikos Kavadhias
Kaq ishte edhe vera… iku…
dhe erdh’ koha të lëvizim edhe ne.
Dy muaj i kaluam duarkryq
edhe pse kishim plot ide në kokë.
S’bëmë asgjë nga ç’kishim në mendje
e shtynim gjithçka për të nesërmen
çdo ditë shkruam një letër për dikë
por ajo s’e ka marrë ende.
Nëpër taverna detarësh uleshim
përbri pleqsh që rrëfenin ndodhi
e urtë e butë na këshillonin
me fjalë që tash i kemi harruar.
Venim ndë panaire fshatrave
lart ndër kishëza të rrënuara
zinim shaminë e kërcenim
me të rritur e me djelmosha.
Shpesh flladi në vinte në gjumë
ndë varka… rrëzë pemëve
binim në një gjumë aq të thellë
aq të gjatë… si të kishim vdekur…
Të nesërmen s’na kujtohej
as dita kur do të niseshim.
… Po ngjitemi në anije. Para nesh
e panjohura!, stuhitë!, rrebeshet! …Përktheu: Stefan Zhupa
Natën e mirë, jetë-Menelaos Luntemis
Natën e mirë, jetë-Menelaos Luntemis Shpresoni! Nuk ka në botë gjë më të ëmbël sesa pak