SyLot-Sueton Zhugri
Lot drite xixëllonjat
Buzëqeshje prej zjarri këputur
Buzës sate
Yjet ulen këmbëkryq
Kundrojnë daravitjet
Ploja e syve ndriçon galaksinë
Në kufinjtë e shiut të trupave
Këputen zanafillat e foljeve
Jemi diku në fillim të asgjësë
Dhe në fund të gjithçkasë
Mbështesim puthjet në masa
Njëra mbi tjetrën
Si gurë të një shtëpie qiellore
Që s’njeh kurrëfarë tërmeti
E pafundmja shërben si nënkresë
Nën egot tona;
Jemi pika më e vogël e dashurisë
Grimca më elementare
E çdo dimensioni
Këtu formohet skeleti i vetëdijes
Dhe lutjes
Piko! Piko! Sy i lagësht i mëshirës
Jam njolla jote e pashlyeshme
4.12.19
Goja e humbjes-Sueton Zhugri
Goja e humbjes-Sueton Zhugri Nuk i kemi më dhëmbët në gojën e humbjes,përtypim perëndime të buta